Aksident me fatalitet në Shterpcë, ndërron jetë një grua e lënduar pak ditë më parë
Një aksident trafiku me fatalitet është regjistruar në Shterpcë, pasi një grua që kishte mbetur e lënduar në një përplasje mes dy veturave ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur më 26 shtator 2026, rreth orës 10:30, mes dy veturave private.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kishin pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre ishin liruar pas trajtimit mjekësor, ndërsa një grua ishte dërguar për trajtim jashtë vendit.
Më 1 tetor, policia ka pranuar informatën nga familjarët se e lënduara, e cila po trajtohej në institucion shëndetësor, kishte ndërruar jetë. Për rastin është njoftuar prokurori.
