POLITIKATË FUNDIT

Hyseni dhe Thaçi reagojnë pas sulmeve ndaj zyrtarëve dhe deputetëve të LVV-së

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas sulmit të raportuar ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimit, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi.

Hyseni ka pretenduar se incidenti nuk lidhet me Gjykatën Speciale, por me, siç është shprehur ai, “inatin e PDK-së për humbjen e pushtetit”.

Ai ka kritikuar personat që, sipas tij, kanë sulmuar Rexhepin, duke theksuar se ai është vëllai i dëshmorit të Koshares, Njazi Rexhepi, dhe vëllai i veteranit Jonuz Rexhepi.

“UÇK-ja nuk është pronë e PDK-së dhe as nuk ka qenë kurrë. Ajo është vlerë e mbarë popullit”, ka shkruar Hyseni.

Sipas tij, vlerat e luftës dhe shteti duhet të mbrohen përmes ligjit dhe institucioneve, e jo përmes dhunës.

Hyseni ka pretenduar gjithashtu se sulmet ndaj zyrtarëve të LVV-së lidhen me synime politike për të nxitur zgjedhje të reja.

“Këta që sulmojnë zyrtarët tanë nuk e kanë hallin te drejtësia, por te dëshira e çmendur për të provokuar zgjedhje të reja”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *