POLITIKATË FUNDIT

Ahmeti: Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, të denjë dhe të përgjegjshëm

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se sonte, së bashku me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, në Gurguricë ka takuar qytetarët për të bashkëbiseduar dhe për të prezantuar programin e kandidatit për kryetar komune të AKI, Arkin Jahiji.

“Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, të denjë dhe të përgjegjshëm. Gurgurica dhe çdo vendbanim i komunës meritojnë një kryetar që i përfaqëson interesat e qytetarëve, që nuk luan me fatin e tyre, që nuk e dorëzon Bërvenicën te të tjerët dhe që nuk e tjetërson vullnetin e qytetarëve, ashtu siç ndodhi para një viti.

Jam i bindur se qytetarët e Bërvenicës e dinë se ku qëndron alternativa e dinjitetshme dhe premtuese. Ajo është te Arkin Jahiji, te vizioni i tij dhe te përkushtimi për një Bërvenicë që vendos vetë për të ardhmen e saj. Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim!”, theksoi Ahmeti.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *