TË FUNDIT

Juventusi shpëton një pikë ndaj Cagliarit, Zhegrova luan në pjesën e dytë

Juventusi ka barazuar 1-1 në udhëtim te Cagliari, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A, duke mos arritur të marrë tri pikët e plota.

Skuadra e Luciano Spallettit e mbylli këtë përballje me vetëm një pikë, ndërsa Edon Zhegrova u aktivizua në fillim të pjesës së dytë.

Cagliari kaloi në epërsi në minutën e 20-të, kur Daniel Maldini realizoi pas një pasimi të bukur nga Paul Mendy, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të menjëhershme brenda zonës.

Juventusi pati mundësinë të barazonte më herët, por Nicolas Gonzalez nuk arriti të shfrytëzonte një rast të mirë në minutën e 15-të. Ndërkohë, Cagliari ishte pranë golit të dytë në minutën e 33-të, kur Harry Winks goditi nga distanca, por portieri Guglielmo Vicario reagoi shkëlqyeshëm.

HT | ⏳ | Fine primo tempo.#CagliariJuve https://t.co/NoKQPKgmsk — JuventusFC (@juventusfc) October 11, 2026

Në pushim, Spalletti vendosi të aktivizojë Edon Zhegrovën, i cili hyri në fushë në vend të Francisco Conceicaos. Trajneri i Juventusit bëri edhe ndryshime të tjera, duke kërkuar më shumë forcë në repartin ofensiv.

Barazimi erdhi në minutën e 81-të. Randal Kolo Muani u shkëput mirë në zonë dhe, pas një harkimi, realizoi me kokë për rezultatin 1-1.

Sulmuesi francez ishte pranë përmbysjes së rezultatit vetëm katër minuta më vonë, por goditja e tij përfundoi në traversë, duke i mohuar Juventusit mundësinë për ta fituar ndeshjen në fund.

Pas këtij barazimi, Juventusi renditet në vendin e gjashtë të Serie A me 11 pikë, ndërsa vazhdon të kërkojë më shumë qëndrueshmëri në garën për pozitat e larta të kampionatit italian./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *