POLITIKATË FUNDIT

Adriana Matoshi reagon ndaj deklaratave kontradiktore të Lumir Abdixhikut

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj deklaratave kontradiktore të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut.

Në një postim të saj, Matoshi ironizoi deklaratën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte vlerësuar se rikthimi në zgjedhje do të ishte i panevojshëm dhe i dëmshëm për stabilitetin politik të vendit.

Postim i plotë:

Lumiri te ai petulla paska thënë se është çmenduri me shku prapë në zgjedhje.

Ndërkohë, pas 2 minutave, nëse nuk merremi vesh siç kërkon LDK-ja, vendi shkon në zgjedhje.

O mirë është me u koncentru pak para se me shku në emision, se problem me ju ra në fije, seriozisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *