TË FUNDIT

Adi Krasta: Bashkimi Kosovë-Shqipëri është e vetmja zgjidhje…

Shkruan: Adi Krasta

Lufta e shqiptareve per liri e pavaresi eshte e shenjte dhe e paluejtshme. Por tash na duhet te behemi me te mire me veten. Te na behet e kuptueshme se si shqiptare kemi qene vetem dhe me gjase vetem do na duhet te qendrojme ne vazhdimesi.

Te qënit te bashkuar po behet e domosdoshme, nepermjet sakrificave nga te cilat nuk paskemi mesuar.
Qeverite shqiptare te permenden nga dehja e narcizizmit. Te punojne me profesionalizem dhe ndershmeri per ta dashur Shqiptarine. Shqiperia e vogel apo e madhe ka nevoje per shqiptare te medhenj.

Militantet partiake kane perpara nje alternative: te humbasin se bashku ose te mencurohen per te kuptuar njehere e pergjithmone se luftrat e politika duhet te kene nje synim final, të miren e vendit.

Bashkimi federativ i trojeve shqiptare te lajmerohet sa nuk eshte vone, per cdo pjese te trojeve qe i eshte drejtuar veteshkaterrimit.

Popullata shqiptare ose te kuptoje e te jetoje per demokratizimin e brendshem ose te tkurret perfundimisht.
Kjo qe po ndodh eshte vetem goditja e parashikuar e radhes qe serish na gjeti te papergatitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *