Vjosa Osmani: Zgjedhja e Serbisë është Moska, nga BE ka pasur shumë pak presion (VIDEO)
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një konferencë u pyet nga gazetarja e RTV Ora Besmira Pelushaj lidhur me presionin që i është ushtruar Serbisë për ndarjen e saj nga Rusia.
Osmani u shpreh se “Nga BE ka pasur shumë pak presion nga se do të duhej të kishte në një shtet që hapur thotë se është shteti më së paku evropian nga të gjithë që marrin pjesë këtu dhe më së shumti Rus”.
A pat presion nga BE që Serbia të ndahet nga Rusia?
Vjosa Osmani: Nga BE ka pasur shumë pak presion nga se do të duhej të kishte në një shtet që hapur thotë se është shteti më së paku evropian nga të gjithë që marrin pjesë këtu dhe më së shumti Rus. Zgjedhja e Serbisë nuk është Europa por është Moska, është Putini, nuk di ku mund të shkojë më qartë. Vendet e tjera kanë zgjedhur sanksionet ndaj Rusisë, Serbia jo, ka zgjedhur të mirëpres oligark të Rusisë, ka vendosur të nënshkruajë marrëveshje të reja me gazprom, për të afruar politikën e jashtme me Rusinë. Serbia e ka zgjedhur rrugën ndaj dhe mesazhi i BE presim të jetë më i qartë në aspektin e veprimeve që ndërmerren.