POLITIKATË FUNDIT

“Kryeministër skizofren dhe tradhtar”, Ilir Meta akuzon Ramën për sulmin ndaj Sali Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta për sulmin fizik ndaj Sali Berishës hodhi akuza ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Meta u shpreh se Rama orkestroi sot ngjarjen ku sot u sulmua Sali Berisha dhe nuk hezitoi atë ta quante një skizofren.

“Koha e fjalëve dhe fjalimeve duhet të t’i lërë vendit kohës së veprimeve të organizuara. Për t’i treguar vendimin të pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit evropian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren dhe tradhtar, për zbatuesin e platformës dhe spastrimit etnik të shqiptarëve. Ka instaluar një regjim mafioz, prandaj të gjithë me poezinë “Liri a vdekje për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz”, u shpreh Meta.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestën e opozitës në Tiranë.

31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe ndërkohë po merr mjekim në spitalin e Traumës.

ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI


Kosovë-Shqipëri

Shqipëri, samiti i BE-Ballkani Perëndimor/Rama: Kjo është ditë e jashtëzakonshme që nuk ishte menduar më parë


Kosovë-Shqipëri

Raportohet për shpërthime në veri të Kosovës


Kosovë-Shqipëri

Bislimi: Nuk mund t’i publikoj detajet e planit franko-gjerman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *