KRRE: Amvisëritë me kursim mesatar prej 16,32 për qind, bllok tarifat japin rezultate
Amvisëritë për 16,32 për qind e kanë zvogëluar harxhimin e energjisë elektrike në tarfiën e shtrenjtë (të lartë) pasiqë janë vendosur bllok tarifat, tregojnë analizat e Komisionit Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.
Sipas të dhënave, nga Komisioni Rregullator për Energjitikë njoftuan se 244 kWh ka qenë harxhimi mesatar i energjisë elektrike nga 1 korriku përfundimisht me 31 tetorin në tarifën e lartë, që është për 16,32 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar kur kosumi mesatar ka qenë 281kWh.
“Reforma është e suksesshme, bllok-tarifat japin rezultate dhe po e arrijnë qëllimin e synuar për përdorimin racional të energjisë elektrike. Parimi ai që shpenzon më shumë paguan më shumë, ndërsa kush shpenzon më pak paguan më pak – ka efekt dhe këtë e tregojnë analizat e konsumit mesatar të energjisë elektrike në tarifë të lartë, ku regjistrohet kursim në konsum prej 16.32 për qind që nga vendosja e bllok tarifave nga 1 korriku deri më 31 tetor”, ka deklaruar Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë, thuhet në kumtesë.
KRRE nga 1 korriku vendosi katër bllok tarifa me qëllim që të dërgojë sinjal për përdorim racional të energjisë elektrike. Blloku i parë është deri në 210 kWh, i dytë është nga 211-630 kWh, i tretë është nga 631-1050 kWh dhe blloku i katërt është mbi 1050 kWh.
Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.
Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.
Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%, por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.
- LEXO: Rrymë më e shtrenjtë – sot fillon aplikimi i bllok tarifave
- LEXO: Përllogaritje: Çfarë do të thonë në praktikë çmimet e reja të energjisë elektrike dhe mënyra e re e përllogaritjes së faturave?
- LEXO: RMV, rryma do të shtrenjtohet për 7.4%, kumtoi Komisioni Rregullator i Energjetikës
- LEXO: RMV, tarifa e re do t’i “djegë” ata që do të ngrohen me energji elektrike
- LEXO: RMV, disa amvisëri do të paguajnë rrymë industriale – parashikon modeli i ri me bllok-tarifa
- LEXO: Bekteshi për rrymën: Sot do të dërgojmë kërkesë në KE për ndihmë për industrinë dhe bashkëfinancim për amvisëritë
- LEXO: Ministri Bekteshi raportoi që institucionet shtetërore në muajin shtator kanë kursye deri 18 % energji elektrike
- LEXO: Kuvendi votoi vazhdimin e gjendjes së krizës në fushën e energjetikës
- LEXO: Qeveria e RMV-së ndau 1.1 miliardë denarë për furnizim me energji termike
- LEXO: Pendarovski: Kriza energjetike do reflektojë negativisht ndaj ambientit, prioriteti i vendit duhet të jetë investimi në mjedis
- LEXO: Shteti me thirrje të kursehet rryma: Çdo kilovat orë e kursyer nënkupton më pak konsum të qymyrit, mazutit dhe gazit
- LEXO: RMV, prej sot fillon kursimi shtatëmujor i energjisë elektrike në amvisëri, institucione publike dhe komuna
- LEXO: RMV, prej nesër sanksione për udhëheqësit e institucioneve shtetërore që nuk do të harxhojnë 15 përqind më pak rrymë se vitin e kaluar
- LEXO: RMV, Qeveria shpalli gjendje krize për furnizimin me energji elektrike dhe termike
F. I. Send an email 12:07, 04-12-2022