TË FUNDIT

Von der Leyen: Kosova, Serbia dhe BeH po humbasin fonde nga Plani i Rritjes, paratë po shkojnë te tre vende të suksesshme

Komisioni Evropian planifikon të rialokojë fonde të konsiderueshme nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor për tre vendet që kanë bërë më shumë përparim, tha sonte Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Sipas Politico Europe, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të marrin 15 përqind, dhe Maqedonia e Veriut 10 përqind më shumë.

“Ne kemi një interes të fortë për të vënë në veprim fondet e disponueshme. Duhet të shfrytëzojmë mundësinë që paratë janë aty, t’i investojmë ato dhe t’i bëjmë të japin rezultate”, tha von der Leyen pas samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Plani, me vlerë gjashtë miliardë euro, nga të cilat dy miliardë janë grante dhe katër miliardë janë kredi të buta, do të zgjasë deri në vitin 2027.

Paratë paguhen vetëm kur një vend zbaton reformat e dakordësuara, dhe nëse nuk arrin ta bëjë këtë pas një afati shtesë, Komisioni mund t'ua rialokojë ato të tjerëve. Ky afat për kërkesën e parë për pagesë skadoi më 30 qershor.

Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë deri më tani përparimin më të madh me reformat. Sipas Komisionit Evropian, deri në maj Shqipëria kishte marrë 212.8 milionë euro nga Plani i Rritjes, Maqedonia e Veriut 142.1 milionë dhe Mali i Zi 89.3 milionë euro.

Sipas të dhënave të Komisionit nga gushti, Bosnja dhe Hercegovina ishte i vetmi vend që nuk mori as parafinancim.

Serbia nuk mori pjesë në samitin e sotëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel sepse ende nuk ka formuar një qeveri të re./Telegrafi.

The European Commission will move Growth Plan money from 🇷🇸🇽🇰🇧🇦 to 🇲🇪🇦🇱🇲🇰, President von der Leyen confirmed this evening.According to this morning's Politico Europe report, 🇲🇪 and 🇦🇱 should get 15 percent more, 🇲🇰 10 percent more.This is how the Growth Plan's conditionality was designed: reforms bring money, missed deadlines cost money. Given the political situation in each of the three countries, the question is how these cuts will be understood and whether they will be enough to move Belgrade, Pristina and, in particular, Sarajevo in a different direction. — Adi Ćerimagić (@adicerimagic) November 25, 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *