KFOR-i organizon Paradën e Medaljeve në Prishtinë, nderohet shërbimi i personelit të misionit në Kosovë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mbajtur sot ceremoninë e Paradës së Medaljeve në Kampin Film City, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ceremonia shënoi një moment të veçantë për të njohur profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e personelit të misionit gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Në mesazhin e publikuar me këtë rast, KFOR-i ka theksuar rëndësinë e shërbimit nën flamurin e NATO-s dhe kontributin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Krenar që shërbej nën flamurin e NATO-s për të mundësuar përparim për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në mesazhin e misionit.
Parada e Medaljeve është një ceremoni përmes së cilës KFOR-i njeh dhe vlerëson kontributin e pjesëtarëve të tij gjatë angazhimit në misionin paqeruajtës në Kosovë. /Telegrafi/
