POLITIKATË FUNDIT

Pas përjashtimit nga PS, Spiropalit i caktohet vendi në rreshtin e fundit, në krahun e opozitës

Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, deputetes Elisa Spiropali i është ndryshuar vendi në sallën e Kuvendit. Deputetja është zhvendosur në rreshtin e fundit, në krahun ku ulen deputetët e opozitës.

Pranë vendit të caktuar për Spiropalin ulen edhe deputetë të Partisë Socialiste. Vetë Spiropali ende nuk ka mbërritur në Kuvend.

Grupi parlamentar i PS të martën e 24 nëntorit zhvilloi një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit ku votuan pro heqjen nga grupi te deputetes, Elisa Spiropali.

Deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan gjatë votimit. Kërkesa për votim u bë nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla. Balla tha se vendimi u mor në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste.

Spiropali një ditë më pas në një konferencë për mediat foli lidhur me përjashtimin e saj nga grupi i PS. Spiropali u shpreh se ajo është gruaja e parë që përjashtohet nga grupi i PS. Sipas saj do të ketë edhe raste të tjera. /Euronews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *