LAJME PLUS

Çfarë po ndodh? Ja kush u fut në Kuvendin e Kosovës para pak minutave

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka qëndruar sot në Kuvendin e Kosovës, ku ka përcjellë nga afër zhvillimet e seancës plenare.

Rudolph është parë në hollin e Kuvendit, teksa deputetët po mblidheshin për seancë, raporton IndeksOnline.

Prania e ambasadorit gjerman vjen në një seancë të shoqëruar me diskutime dhe përplasje mes pozitës dhe opozitës lidhur me procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Ai u shoqërua nga ekipi i tij, derisa nuk ndaloi për të biseduar me asnjë nga deputetët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *