POLITIKATË FUNDIT

Tri nisma qytetare në Kuvend, komisionet parlamentare do t`i hartojnë projektligjet

Tri nisma legjislative të qytetarëve do të trajtohen nga komisionet parlamentare funksionale, të cilat do të marrin përsipër hartimin e projektligjeve përkatëse.

Propozimi është paraqitur nga Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve të grupeve parlamentare.

Nismat përfshijnë rishikimin e kufijve administrativë të komunave, hartimin e një ligji për parandalimin e vetëvrasjes, si dhe mundësinë e pensionimit të vullnetshëm të parakohshëm për mësimdhënësit nga mosha 55 deri në 64 vjeç, në arsimin parauniversitar. Kjo e fundit parasheh edhe plotësim-ndryshimin e legjislacionit për arsimin parauniversitar.

Gjatë prezantimit të propozimit, Haxhiu ka rikujtuar se legjislacioni për nismat qytetare përcakton përgjegjësinë e Kuvendit për hartimin e projektligjeve, kur qytetarët paraqesin kërkesa të tilla.

Ajo ka kërkuar që puna të zhvillohet përmes komisioneve që tashmë funksionojnë në Kuvend, pa krijuar trupa të veçantë për këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *