TË FUNDIT

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshime ligjore që kufizojnë ndjeshëm organizimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas vendimit, nga 1 janari ndalohen reklamat e lojërave të fatit, ndërsa objektet e tyre duhet të jenë të paktën 500 metra larg shkollave. Gjithashtu, rriten taksat për licencat, aparatet dhe objektet e lojërave të fatit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski theksoi se vetëm Lotaria Shtetërore do të ketë të drejtën të organizojë lojëra online dhe lojëra përmes terminaleve elektronike VLT.

Ai njoftoi se janë hequr licencat e tri kompanive dhe është shfuqizuar platforma 2WIN.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *