Muriqi drejt rikthimit në futbollin spanjoll? Valencia e sheh si profilin ideal për sulmin
Një largim i papritur mund të ndodhë te Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar të janarit, ku sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në objektiv kryesor të Valencias.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klubi nga La Liga e ka vendosur 32-vjeçarin kosovar në krye të listës së dëshirave për të përforcuar repartin ofensiv dhe për t’i zgjidhur problemet me realizimin e golave shkruan IndeksOnline.
Drejtuesit e Valencias janë të gatshëm të bëjnë përpjekje maksimale për ta siguruar kartonin e Muriqit, sidomos në rast se sulmuesi Umar Sadiq largohet nga skuadra gjatë merkatos së dimrit.
Megjithatë, ky operacion nuk pritet të jetë aspak i lehtë, pasi pengesat lidhen jo vetëm me bisedimet mes dy klubeve, por edhe me gatishmërinë e vetë sulmuesit prizrenas për t’u rikthyer në Spanjë.
Në rast se transferimi i Muriqit nuk realizohet, alternativat e tjera të Valencias për majën e sulmit janë ukrainasi Artem Dovbyk, i cili aktualisht është i huazuar te Bologna, si dhe sulmuesi brazilian i Tottenhamit, Richarlison.
Forma e shkëlqyer e Muriqit këtë sezon te Fenerbahçe ku ka regjistruar 9 gola dhe 2 asistime në 18 ndeshje zyrtare ka tërhequr sërish vëmendjen e klubeve spanjolle, ndërsa tani mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i drejtuesve të gjigantit turk dhe i trajnerit Emre Belözoğlu ndaj këtij interesimi. /IndeksOnline/
