TË FUNDIT

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot (VIDEO)

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer nga Haga për arsye humanitare. Sipas raportimeve, arsyeja e kthimit të tij lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes.

Megjithatë, kthimi i tij nuk u shoqërua me mundësinë që të gjithë familjarët ta takonin. Vizita ishte e kufizuar vetëm për familjen e ngushtë, ndërsa vëllai i tij nuk u lejua të takohej me të.

Në mesin e pamjeve më emocionuese ishte reagimi i vëllait të Krasniqit, i cili shpërtheu në lot pasi nuk iu mundësua takimi me të. Ai mbeti pa mundësinë për ta përqafuar vëllain e tij, pas një periudhe të gjatë ndarjeje.

Kthimi i Krasniqit për arsye humanitare, por edhe pamundësia e vëllait të tij për ta takuar, u shoqëruan me emocione të forta familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *