TË FUNDIT

Arrestohet një diler nga Kosova i kërkuar në Suedi, shteti suedez merr vendimin drastik ndaj tij

Zyra e kryeprokurorit të shtetit mirëpret bashkëpunimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës me autoritetet e shtetit të Suedisë në një çështje penale në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave.

Si rrjedhojë e ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga Prokuroria Speciale është arritur që të arrestohet personi me inicialet A.G. dhe t’i konfiskohen pasuritë e fituara me vepra penale.

Ky rast ka marrë epilog gjyqësor në shtetin suedez dhe përbën precedentin e parë që shteti suedez ka arritur të sekuestronte pasuri jashtë juridiksionit të vet territorial.

Zyra për rikthimin e aseteve, e cila funksionon në kuadër të zyrës së kryeprokurorit të shtetit, së bashku me autoritetet suedeze, do të ndërmarrë hapa të mëtejmë për ekzekutimin final të pasurive të konfiskuara në Kosovë me vendim të plotfuqishëm të autoriteteve suedeze.

Ky rast përbën një shembull të mirë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, veçanërisht në konfiskimin e aseteve të fituara me vepra penale kudo që ato ndodhen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *