Gorani: Tri komuna serbe mund ta shpallin sot pavarësinë e ne s’mund të bëjmë asgjë
Gorani: Tri komuna serbe mund ta shpallin sot pavarësinë e ne s’mund të bëjmë asgjë
Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se Kosova duhet të jetë reale për fuqinë që e ka në terren, kur vjen puna tek negociatat me Serbinë.
Gorani ka thënë se fuqia e Kosovës mund të matet shumë lehtë po të ndodhte një skenar në Kosovë.
“Po të duan tri komuna serbe në Kosovë, qohen e vendosin barrikada. Pastaj çfarë të bëjmë. Nuk kemi fuqi që të dërgojmë një forcë speciale atje apo të dërgojmë ushtrinë e t’i largojë ato menjëherë.
Tri komuna serbe mund ta shpallin sot pavarësinë e ne s’kemi çfarë bëjmë. Po harrojmë se kur vjen puna tek siguria, në Kosovë supremja është NATO”, tha ndër tjerash në Pressing.