TË FUNDIT

Kurti s’po i duron kritikat, u kërkon deputetëve të flasin veç për “të mirat” e Marrëveshjes së Ohrit

Kurti s’po i duron kritikat, u kërkon deputetëve të flasin veç për “të mirat” e Marrëveshjes së Ohrit

Debat i ashpër është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit mes kryeministrit Kurti e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij kërkoi të flitet për pikat e mira të zotimeve në Ohër, shkruan lajmi.net.

Ai tha se plani i Ahtisaarit nuk është faktori kyç pse Kosova ka fituar pavarësinë, por janë dëshmorët dhe martirët.

“Ajo që është e favorshme do të duhej të përmendej vazhdimisht sepse interesin e Kosovës e mbrojmë ne. Unë nuk besoj deputeti Zemaj që ne pavarësinë e kemi duke ju falënderuar propozimit të Ahtisaarit, këtë e kemi duke ju falënderuar gjakut të dëshmorëve dhe martirëve. Lufta çlirimtare, ndërhyrja e NATO-s, dëshmorët dhe martirët, plani i Ahtisaarit vjen në fund”, tha ai.

“Sa i përket vetëmenaxhimit. S’kam nevojë të shtoj asgjë përveç se t’ju referohemi Konventës Kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës”, tha ai.

Duke iu drejtuar deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, Kurti tha se askush s’e di se sa skenarë ka pasur ai në takimin në Maqedoni me Vuçiqin.

“Pra dy tre skenarë thu kur janë më shumë se një. Pse jo katër zoti Hoxhaj. Ju s’e dini sa skenarë kam pasur unë. Dallimi kardinal është midis etnonacionalizimit territorial që është themeli i Republikës Serbe në Bosnjë. Dhe, nacionalizimi çlirimtar antikolonialist, baza e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Kurti, i njoftoi deputetët se ka marrë telefonatë nga këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet i cili sipas tij e ka uruar për “suksesin” në Ohër.

Në këtë formë, ai ka bërë një krahasim mes asaj që ai thotë se i ka thënë Chollet, dhe kritikave të opozitës.

“Posa ma uroi Derek Chollet suksesin në Ohër. Unë në ora 13:00 kisha telefonatë dhe prandaj mu desh të largohem nga seanca. A ju thatë që është dështim. Ju po besoni që Kosova ka dështuar në Ohër”, tha ai. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *