TË FUNDIT

Lojë “e lodhtë” fjalësh nga Kurti: Dialogu s’është prioritet – në vikend isha në Ohër, tash s’jam më

Lojë “e lodhtë” fjalësh nga Kurti: Dialogu s’është prioritet – në vikend isha në Ohër, tash s’jam më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon lojën e tij të fjalëve në raport me dialogun me Serbinë.

Ai sot në një deklaratë për media tha se nuk e ka prioritet këtë proces, shkruan lajmi.net.

Tha se ka angazhime krejt tjera në të cilat është i fokusuar, dhe dialogu siç thotë ai nuk është një prej tyre.

“Së pari, më lejoni të iu korrigjoj. Dialogu s’është top prioritet. As për nga vllimi e as për nga intenstiteti. Ju nuk e dini ju se çfarë bëj unë gjithë ditën, por nëse e shihni angazhimin për arsim, infrastrukturë, qytete fshatra e komuna, puna për anëtarësime në organizata ku s’jemi anëtare, është vëllim gjigant i punëve. Nëse e shihni nga angazhimi im ditor, javor e mujor, dialogu s’është top prioritet. Unë në vikend isha në Ohër, tash nuk jam në Ohër siç e shihni dhe merrem me punë të tjera”, ka thënë Kurti.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen vetëm pak ditë pas takimit dhe zotimeve në kuadër të Marrëveshjes së arritur në Ohër.

Para kësaj, Kurti kishte pasur takime intensive me emisarët e BE-së dhe SHBA-së, në Kosovë e jashtë saj. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *