TË FUNDIT

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinje

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinje

Një person ka sulmuar fizikisht një polic në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinje, dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur të martën derisa qytetari ishte ndaluar nga Policia për procedura policore.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti është duke u hetuar derisa zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *