Mërgimtarët organizojnë protestë në Hagë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Mërgimtarët organizojnë protestë në Hagë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Më 2 prill në Prishtinë pritet të mblidhen qytetarë të shumtë, të cilët do të marshojnë në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Speciales.
Ky marshim është organizuar nga platforma e njohur si “Liria ka Emër”.
Përpos kësaj, një protestë është thirrur edhe nga mërgimtarët në Gjermani.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe njoftimi për protestë në Hagë, ku udhëtimi me autobusë do të jetë falas.
Organizatori i kësaj proteste është Agron Zeneli, ndërsa protesta pritet të mbahet më 3 prill nga ora 09:00 deri në ora 12:00, transmeton lajmi.net.
Disa autobusë pritet që të nisen nga Ludwisburgu dhe disa të tjerë nga Heilbronn-i i Gjermanisë./Lajmi.net/