TË FUNDIT

Kastrati kërkesë Kurtit për nesër: Mos prano pikën për harresën e krimeve të Serbisë në Kosovë

Kastrati kërkesë Kurtit për nesër: Mos prano pikën për harresën e krimeve të Serbisë në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ia ka parashtruar disa kërkesa kryeministrit Kurti para takimit të nesërm me Vuçiqin në Ohër.

Sipas Kastratit, Kurti duhet t’ia bëjë të qartë Vuçiqit se Kosova nuk pranon që ne t’i harrojmë krimet e Serbisë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Kurti nesër e ka më lehtë për “Zajednicēn”. Sa i përket konsumit të brendshëm (aty ku i dhemb këtij më shumê) p.sh. mundet me thënë e kanë votu ata para meje në Kuvend, etj. I bjen me i hëngër edhe fjalët e veta kundër “Zajednicês”, por nuk paraqet ndonjë problem të madh se edhe militanti i tij u mësu që ky rrenat e mashtrimet i ka sporte olimpike. Fundja, Gjykata Kushtetuese e ka thënë të vetën”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka rikujtuar faktin se përkundër shifrave, më shumë ka të dënuar shqiptarë për krime lufte, se sa serbë.

Në këtë kontekst, ai përmend Specialen.

“E dyta, me fushata të saj (bashkë edhe me bashkëpunëtorët e saj në Kosovë) që nga koha e UNMIK, EULEX e deri te Specialja kanë arrit ta hedhin në gjyq qindra ushtarë të UÇK-së, çdo komandant zone të UÇK-së e deri te Shtabi i Përgjithshëm i saj (aktualisht në Hagë).

Postimi i plotë i Kastratit:

Kurti nesër duhet me zë e figurë ta bëjë të qartë se nuk pranojmë pikën që na kërkon ti harrojmë krimet e Serbisë mbi ne. Të tjerat analizohen e diskutohen!

Kurti nesër e ka më lehtë për “Zajednicēn”. Sa i përket konsumit të brendshëm (aty ku i dhemb këtij më shumê) p.sh. mundet me thënë e kanë votu ata para meje në Kuvend, etj. I bjen me i hëngër edhe fjalët e veta kundër “Zajednicês”, por nuk paraqet ndonjë problem të madh se edhe militanti i tij u mësu që ky rrenat e mashtrimet i ka sporte olimpike. Fundja, Gjykata Kushtetuese e ka thënë të vetën.

Mirëpo, Kurti nuk duhet nesër me pranu kursesi tekstin që na kërkon me harru të kaluarën.

Serbisë dihet se kjo i konvenon për dy arsye:

E para, ka bërë gjenocid ndaj nesh.

E dyta, me fushata të saj (bashkë edhe me bashkëpunëtorët e saj në Kosovë) që nga koha e UNMIK, EULEX e deri te Specialja kanë arrit ta hedhin në gjyq qindra ushtarë të UÇK-së, çdo komandant zone të UÇK-së e deri te Shtabi i Përgjithshëm i saj (aktualisht në Hagë).

Ndërkombëtaret e bënin këtë në emër kinse të drejtësisë e Serbia dihet se ku e kishte interesin. Veç drejtësi këtu nuk ka pas. Më shumë është dënuar UÇK për “krime lufte” në Kosovë se sa Serbia për komplet krimet e saj që i ka bërë në Sloveni, Kroaci, Bosnjë e Kosovë.

Ska më mirë se ky skenar për Serbinë. Ne përmes marrëveshjes ta harrojmë gjenocidin që na e bëri, kurse UÇK prej 1999 e tutje nëpër gjyqe e burgje për krime lufte! Për gjeneratat e reja: kush ishte këtu agresori e kush viktima?

Nuk mund ti harrojmë krimet ndaj nesh. Me i harru i bie me i fal. Nëse pajtohemi që ti harrojmë këto krime ndaj nesh është krim në vete. Krim që populli nuk e harron e nuk ta fal kurrë.

Kurti duhet të zgjedh a don nesër të bëj burrështetasin e ti riadresoj këto tema apo si më herët ta bëj politikanin e rëndomtë.

Shpresojmë që postimet e tij për Ivanoviçin e Gjingjiçin nuk janë sinjale që Kurti është pajtu që ta harroj dhe ta fal të kaluarën në emrin tonë!. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *