TË FUNDIT

Haxhiu: Rrugët janë lidhje mes njerëzve dhe dëshmi e pranisë së shtetit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se rrugët nuk janë vetëm asfalt, ato janë lidhje midis njerëzve, mundësi për zhvillim dhe dëshmi e pranisë së shtetit atje ku duhet të jetë.

“Me fillimin e asfaltimit të rrugës në Zveçan, mundësohet lëvizje më e lehtë, zhvillim, qasje më të shpejtë në shërbime dhe siguri më të madhe në rrugëtimin e përditshëm”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, ky projekt, në gjatësi prej 22 kilometrave, ka rëndësi të veçantë sepse e lidhë këtë zonë me Liqenin e Ujmanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *