TË FUNDIT

Opozita “e përçarë”: Ndryshe nga PDK, Haradinaj ia shpreh Hovenierit “pëlqimin” për marrëveshjen

Opozita “e përçarë”: Ndryshe nga PDK, Haradinaj ia shpreh Hovenierit “pëlqimin” për marrëveshjen

Përveç me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, u takua edhe me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit, teksa ka njoftuar për takimin, në një postim në Facebook tha se e ka falënderuar Hovenierin për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Njëkohësisht prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, shkroi Haradinaj.

Kujtojmë se kundër kësaj marrëveshjeje ka dalë PDK, e cila konsideron se e njëjta nuk i përmbush pritshmëritë e Kosovës dhe nuk është garantore për njohje reciproke.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës prita në takim Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.

E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës.

Njëkohësisht prezantova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *