POLITIKATË FUNDIT

Serbia arreston dëshmitarin për “spiunazh”, Gjinovci nxjerr përfundimin e fortë

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas arrestimit të një serbi nga Istogu nga autoritetet serbe, i akuzuar për spiunazh lidhur me dëshminë e tij për varrezën masive të zbuluar së fundmi në Mitrovicë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjinovci tha se vetë akuza për spiunazh tregon se Serbia e konsideron varrezën masive si “sekret shtetëror”, duke shtuar se një sekret shtetëror mund të zbulohet vetëm nëse lidhet me përgjegjësinë e shtetit.

Postimi i plotë:

Serbia e pranon përgjegjësinë për varrezën masive në Mitrovicë

Imagjinoni, Serbia e ka arrestu dje nji serb nga Istogu me akuzën për spiunazh sepse ky paska dëshmu te UNMIKU atëkohë për varrezën masive që u zbulu së fundmi. Pra Serbia po e pranon që ajo varrezë masive është sekret shtetnor i saj. Sepse spiunazh munësh me bo veç kur i zbulon sekretet shtetnore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *