Institucioni u mbyll, paga vazhdoi: Si përfitoi mijëra euro ministrja serbe?
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte pagë si deputete dhe si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik Pejë në Kosovë.
Por, ky institucion u shua zyrtarisht që në vitin 2021, me vendim të Qeverisë së Serbisë.
Kërkesën për fshirjen e tij nga regjistri e dorëzoi vetë Paunoviq, tregojnë dokumentet e analizuara nga Radio Evropa e Lirë.
Megjithatë, ajo vazhdoi të paguhej si drejtoreshë edhe pas mbylljes së institucionit.
Gjatë 11 vjetëve në krye të tij, Paunoviq përfitoi rreth 146 mijë euro nga buxheti i shtetit të Serbisë.
https://www.evropaelire.org/a/paunoviq-mijera-euro-institucion-/33810657.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=RFE-player33810657&utm_source=www.botasot.info%2F&utm_content=player#player-start-time=0.180265
