POLITIKATË FUNDIT

Valon Ramadani: Shtimja ia ka qitë pikën, me Vetëvendosjen, me shtet për krejt

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Valon Ramadani, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe mbështetës në Shtime, së bashku me kryetarin e komunës, Qemajl Aliu, deputetin e ardhshëm Naim Rexha dhe kandidatë të tjerë për deputetë.

Ramadani ka bërë të ditur se takimi u mbajt në oborrin e Naim Rexhës, ku u diskutua për zhvillimet politike dhe mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve.

“Shtimja ka marrë vendim, Shtimja ia ka qitë pikën. Me Vetëvendosjen, me shtet për krejt”, ka deklaruar Ramadani, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe mbështetjen e qytetarëve.

Sipas tij, entuziazmi dhe mobilizimi i qytetarëve në Shtime dëshmojnë përkushtimin për vazhdimin e reformave dhe forcimin e institucioneve shtetërore.

Ai ka ftuar qytetarët që më 7 qershor të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje dhe programin e saj qeverisës, duke theksuar se vetëm përmes vazhdimit të qeverisjes aktuale mund të sigurohet zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *