POLITIKATË FUNDIT

Nis asfaltimi i rrugës së re në Kamenicë, projekt 2.9 milionë euro

Po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës Shipashnicë–Desivojcë–Tërstenë, një projekt infrastrukturor me vlerë prej 2.9 milionë eurosh, i cili pritet të sjellë zhvillim të ri ekonomik dhe social për këtë pjesë të Komunës së Kamenicës.

Gjatë vizitës në terren, ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, tha se kjo rrugë po shtrohet për herë të parë, duke krijuar lidhje më të mirë ndërmjet vendbanimeve që për dekada kanë përballuar sfida të shumta infrastrukturore.

Sipas tij, investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve, krijimin e kushteve për kthimin e familjeve në vendlindje, nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e turizmit rural.

“Me infrastrukturën e re po krijohen mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe për shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm që ka kjo zonë”, theksoi Basha.

Ai shtoi se investimet në infrastrukturë nuk janë vetëm investime në asfalt, por investime në mirëqenie, zhvillim dhe perspektivë afatgjatë për qytetarët.

Projekti Shipashnicë–Desivojcë–Tërstenë konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në këtë rajon, me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e qarkullimit dhe zhvillimin lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *