Riza Dosti: Albin Kurti… i keq edhe kur bën mirë…
Të tërbuar pasi sa qenë vetë në krye të Kosovës nuk bënë pothuajse absolutisht asgjë për popullin e saj, përveçse e vodhën dhe e lanë vendin e popullin më të varfër të Evropës… Abdixhiku, Hasha, Isa, Dulla, Ramush, Hamza, Lushtaku, Kadri, Hykmete, Gana, Fatmirët e tash po shtoj edhe Vjosa (vetëm për çka po bën sot)… ia nisën me vjell helm, vrer e mllef edhe pse Kurti e qeveria e tij me vendimin e fundit po ndihmojnë popullin e tyre e jo veten e tyre, jo VV e as kënd tjetër.
“E gjetëm SHUMË të varfër Kosovën kur erdhëm në pushtet”, deklaroi pak ditë më parë publikisht Kurti… e tash fatkeqësisht jemi ende të varfër… po na lini pra të punojmë të gjithë së bashku e mos na pengoni e mos na bllokoni që ta kalojmë këtë situatë e ta çojmë Kosovën aty ku e meriton të jetë.
E di që mund të tingëllojë pak si politike dhe një lloj bonusi elektoral ajo çka Kurti e qeveria e tij bënë dje publike… por në fund të fundit është një vendim qeverie që sido që të jetë nesër… fiton apo humb Kurti e VV e tij… e mira i mbetet Kosovës e popullit të saj…
E kam fjalën për pensionin minimal 500 euro në muaj… për 500 euro në muaj për 6 muaj rresht për nënat lehona… për 100 euro plus në muaj për punëtorët privatë, për pensionistët, fëmijët e studentët.
Për uljen e tarifave në disa shërbime qytetare jetike etj. etj.
E di që nuk janë edhe aq shumë, sikurse jam koshient që edhe nuk e zhdukin dot as varfërinë momentale të Kosovës e të popullit të saj… e as nuk pasurojnë dot kënd.
Por diçka janë… të paktën nga asgjëja po… po… madje krahasuar edhe me “atdheun-mëmë” por edhe me disa vende të zhvilluara evropiane, diçka janë vërtet.
E nuk e di pse mu kujtua me këtë rast një fjalë e urtë popullore shqiptare që përdoret në kësi rastesh… “zbrit nga kali se të vrava… hip në kalë se të vrava”… kështu e ka gjetur edhe opozitën e sotme të Kosovës në marrëdhëniet e saj me Kurtin e qeverinë e tij…
Kjo farë opozite që mirë vetë s’bëri kurgjë për vendin e popullin e vet deri dje, veçse u pasurua e vodhi sa mundi… sot edhe ata që po duan të bëjnë diçka të mirë dhe brenda mundësive që kanë për vendin e popullin e tyre nuk po i lënë, po i pengojnë e bllokojnë dhe po u vënë gurë nën rrota.
Nejse… përgjigjen e gjithë kësaj poshtërsie që po bëni… e merrni më 8 qershor 2026… s’keni ç’bëni… ju ka zënë dhe do ta hiqni… ndaj duroni edhe 15 ditë… ok.
V.O. – Ju që me budallallëkun, injorancën dhe keqdashjen tuaj më akuzoni se unë po bëj propagandë për Albin Kurtin e VV-së dhe se për këtë ata më paguajnë…
Ju siguroj 100% dhe ju them publikisht se unë, Adriatik Riza Dosti, shqiptar për nga kombësia dhe shqiptaro-amerikan për nga shtetësia prej 25 vjetësh e kusur… jo vetëm që nuk paguhem prej askujt, por nuk përfitoj asnjë nga bonuset e mësipërme… sepse me punën dhe djersën time këtu ku jetoj e kam siguruar jetën time derisa të jem gjallë…
Ndaj ju jap të drejtën publikisht që të hetoni e të verifikoni ku të doni, kur të doni e si të doni… nëse aty në Kosovë, apo edhe në Tiranë, apo edhe këtu ku unë jetoj në SHBA… ok.
A.R.D.
