Kapiti: Kurti, kryeministri shërbëtor i Republikës
Egoistët, askushët dhe disfatistët urrejnë sukseset e Kurtit. Kundër Kurtit janë injorantët dhe intelektualët djallëzorë; janë të korruptuarit, mashtruesit, të pabesët dhe intrigantët e politikës, shoqërisë civile; janë mediat mercenare, sepse Kurti është kryeministri shërbëtor i Republikës.
Kurti është jotolerant dhe nuk bën pazare me interesin publik dhe as me territorin e Republikës së Kosovës. Kurti nuk përvetëson paratë publike, sepse nuk janë të tijat as paraja dhe as pasuritë kombëtare.
Kurti nuk bën atë që kanë bërë paraardhësit e tij, të cilët kanë grabitur troje e pasuri; që kanë privatizuar e grabitur me korrupsion ndërmarrje, troje dhe paratë e tenderëve dhe të investimeve.
Kurti nuk bën pazare për interes personal me trojet shqiptare; nuk është servil i ndërkombëtarëve, sepse ai ka mbi të gjitha interesin publik dhe atë kombëtar, legjitimitetin dhe sovranitetin e shtetit.
Kurti është i guximshëm për t’u përballur politikisht me të gjithë, sepse ai nuk është i shtrënguar dhe as i kapur nga hajnia dhe hajdutët; ai nuk është i kapur nga oligarkët, as nga korrupsioni dhe të korruptuarit, as nga mashtrimi e as tradhtia. Nga Skënder Sadri Kapiti, Durrës, 23 Maj 2026.
