FSK publikon pamje nga aksioni i kërkim-shpëtimit në Lumbardhin e Deçanit, gjendet trupi i pajetë i 55-vjeçares
Forca e Sigurisë së Kosovës ka publikuar pamje nga aksioni i kërkim-shpëtimit të zhvilluar në lumin Lumbardhi të Deçanit, ku u gjet trupi i pajetë i 55-vjeçares Shyhrete Pajaziti, e cila ishte zhdukur disa ditë më parë.
Sipas njoftimit të FSK-së, ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të Gardës Kombëtare kanë vepruar në koordinim me Policia e Kosovës dhe autoritetet lokale, pas kërkesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Kosovës dhe me urdhër të Komandantit të FSK-së.
“Pas kërkimeve intensive, ekipet e Kërkim-Shpëtimit Ujor të FSK-së kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit me inicialet SH.P.
Pas evakuimit të viktimës, trupi i pajetë iu dorëzua Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
