Kastrati: Deri më tani, rreth 200 milionë euro janë investuar nga “Jetimat e Ballkanit”
Humanisti Halil Kastrati ka bërë të ditur se vlera e donacioneve të mbledhura dhe të investuara nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” arrin në rreth 200 milionë euro.
Duke folur në Debat Plus, Kastrati ka thënë se këto mjete janë dhuruar nga shqiptarët dhe janë investuar për të ndihmuar familjet në nevojë.
Ai ka përmendur ndërtimin e mbi 2 mijë shtëpive për familjet nevojtare, si dhe projektet e tjera humanitare që, sipas tij, po shtrihen në qytete të ndryshme të Kosovës.
“Afërisht 200 milionë euro janë investuar. Për shqiptarët dhe janë dhuruar nga shqiptarët. Janë mbi 2 shtëpi të ndërtuara për familje nevojtare. Pastaj mos të harrojmë projektet e mëdha që po shtrihen gjithë qytetet e Kosovës”, ka thënë Kastrati.
– YouTube www.youtube.com
