POLITIKATË FUNDIT

Rrahja e Mehanit të VV-së në Skenderaj, Deliu e PDK-së: Dhuna nuk është zgjidhje, por as akuzat sistematike jo

Blerta Deliu-Kodra e Partisë Demokratike të Kosovës ka dalë me një reagim pas rrahjes së Hysni Mehanit të Vetëvendosjes në Skenderaj nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

Ajo ndonëse tha se “dhuna nuk është zgjidhje”, shtoi se “as provokimet dhe akuzat sistematike nuk janë.”

Postimi i plotë:

Dhuna nuk është zgjidhje. Por as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë.

Sepse kur për vite të tëra instalohet gjuha e urrejtjes, e përçarjes dhe e dehumanizimit, pasojat nuk vonojnë. Njëra e sjell tjetrën. Gjithmonë kështu ka qenë.

Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik. Për ndalim të gjuhës që prodhon konflikt, e jo për ushqim të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *