TË FUNDIT

Prapaskenat dhe momentet më të bukura të Shqip Up Comedy Festival në Cyrih vijnë me një video përmbledhëse nga Ridvan Murati

Drejtori i festivalit, Ridvan Murati, ka publikuar një video përmbledhëse nga edicioni i pestë i Zurich Shqip Up Comedy Festival, duke rikthyer në vëmendje momentet më të veçanta të këtij eventi.

Videoja e shpërndarë nga Murati sjell pamje ekskluzive nga prapaskenat, përgatitjet dhe organizimi në sallën e madhe, ku gjithçka po merrte formë për të mirëpritur publikun në këtë edicion jubilar.

Përmes kësaj videoje janë ndarë edhe disa nga momentet më të spikatura të artistëve dhe aktorëve që u ngjitën në skenë, duke sjellë humor, emocione dhe spektakël për publikun shqiptar në diasporë.

Përmbledhja nuk la jashtë as momentet nga afterparty, ku atmosferën e ndezi grupi i njohur shqiptar Elita 5.

Performanca e tyre solli një tjetër dimension të festës, duke e shndërruar mbrëmjen në një përjetim të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit.

Përmes kësaj videoje, Ridvan Murati solli një retrospektivë të shkurtër të punës, përkushtimit dhe momenteve që e karakterizuan edicionin e pestë të Zurich Shqip Up Comedy Festival, një ngjarje që vazhdon të bashkojë artistët dhe publikun shqiptar në diasporë përmes humorit, artit dhe kulturës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *