TË FUNDIT

Çeku takon drejtuesit e KShC-së, AKA-së dhe Konferencës së Rektorëve – pajtohen që procesi i riakreditimit të jetë në harmoni dhe funksion të zbatimit të Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASh), Hajrulla Çeku, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Naim Gashi priti në takim Kryetarin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), Prof. Avni Berisha, u.d. drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Arianit Krasniqi dhe përfaqësuesen e Konferencës së Rektorëve, Prorektoren e Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Alma Shehu.

Aktualisht, MASh është në proces të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit 2035+. Gjatë takimit, palët u pajtuan që proceset e ri/akreditimit institucional dhe të programeve të studimit të jenë në harmoni dhe funksion të zbatimit të Strategjisë së re, e cila synon që zhvillimi dhe ristrukturimi i arsimit të lartë t’u përgjigjen drejtpërdrejt prioriteteve zhvillimore të vendit dhe nevojave të tregut të punës.

Në veçanti u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet ministrisë, AKA-së dhe universiteteve, për të siguruar një sistem të arsimit të lartë cilësor, konkurrues dhe të integruar në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *