UP kërkon kthimin e objektit, analistët paralajmërojnë lojë të re politike të Serbisë
Fakulteti i Shkencave Teknike (FTN) në Mitrovicën e Veriut – që funksionon në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë dhe si pjesë e Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në veri – ka pranuar para tri ditësh një shkresë zyrtare nga Universiteti i Prishtinës.
Në këtë shkresë theksohet se FTN konsiderohet “shfrytëzues i paligjshëm” i një parcele në pronësi të Universitetit të Prishtinës në Republikën e Kosovës.
Përmes saj kërkohet lirimi i pronës së uzurpuar brenda 30 ditësh ose nisja e procedurave për rregullimin formal të marrëdhënieve me UP-në.
Tahiraj: Sa më parë që ta kuptojmë qartë këtë zhvillim, aq më të përgatitura do të jenë institucionet tona për të vepruar me maturi dhe përgjegjësi
Sipas veprimtarit Saim Tahirajt, zhvillimet në veri kërkojnë analizë të qetë, pasi pavarësisht retorikës politike, ndikimi i Lista Serbe mbetet i fortë në komunat me shumicë serbe.
ImageSaim TahirajFoto galeri
Ai thekson se zbatimi i Marrëveshja e Ohrit po nis në aspektin e vetëmenaxhimit, ndërsa çështja e objektit të Universiteti i Prishtinës është dytësore krahasuar me rregullimin institucional në fusha si arsimi dhe kultura.
“Zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës tregojnë se realiteti në terren po merr një drejtim që kërkon analizë të ftohtë dhe pa emocione. Për vite me radhë kemi dëgjuar deklarata të forta dhe kemi parë retorikë të ashpër politike, por rezultatet konkrete kanë qenë të kufizuara.
Fakti që komunat me shumicë serbe po udhëhiqen sërish nga Lista Serbe tregon se ndikimi i saj politik mbetet i konsoliduar. Kjo është një rrethanë që duhet pranuar si realitet politik, pavarësisht qëndrimeve tona.
Sinjalet e fundit flasin për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit në aspektin e vetëmenaxhimit. Debati nëse FTN serb do të funksionojë në objektin që konsiderohet pronë e Universiteti i Prishtinës apo në një lokacion tjetër është çështje teknike. Thelbi qëndron në faktin se fusha si arsimi, kultura dhe organizimi institucional do të rregullohen mbi bazën e konceptit të vetëmenaxhimit”, thekson Tahiraj për “Bota sot.
Sipas tij, kjo nënkupton autonomi të gjerë për komunitetin serb, jo integrim në sistemin arsimor të Kosovës, por rregullim të veçantë sipas Marrëveshja e Ohrit.
Tahiraj thotë se, nevojitet qartësi, unitet institucional dhe vendimmarrje e matur në interes të shtetit.
“Në përmbajtje, kjo nënkupton një nivel të gjerë autonomie për komunitetin serb, jo integrim në institucionet e arsimit të RK, por ndarje e ligjëshme në bazë të marveshjes së Ohrit. Sa më parë që ta kuptojmë qartë këtë zhvillim, aq më të përgatitura do të jenë institucionet tona për të vepruar me maturi dhe përgjegjësi.
Zhurma politike nuk i mbulon gabimet strategjike. Përkundrazi, vetëm një vlerësim realist i situatës mund të prodhojë reagime të mençura dhe zgjidhje afatgjata. Kosovës i duhet qartësi, unitet institucional dhe vendimmarrje e bazuar në interesin shtetëror”, potencon ai.
Maraj: Universiteti i Prishtinës kërkon objektin e vet
Analisti Milazim Maraj, për “Bota sot”, universiteti në veri të Mitrovicës nuk është integruar në sistemin arsimor të Kosovës dhe vazhdon të funksionojë si institucion i Serbisë brenda vendit. Kthimi i objektit Universiteti i Prishtinës nuk nënkupton integrim.
ImageMilazim MarajFoto galeri
Ai thekson se integrimi i vërtetë do të ndodhte vetëm nëse institucioni do të vepronte sipas ligjeve të Kosovës dhe nën menaxhimin e Ministrisë së Arsimit, përndryshe mbetet institucion i huaj në Kosovë.
“Universiteti në veri të Mitrovicës nuk është integruar në Universitetin e Prishtinës. Ai vazhdon të punojë në kuadër të Universitetit të Serbisë në Republikën e Kosovës, duke vepruar si institucion ilegal i një shteti të huaj në Kosovë. Kjo kërkesë e UP, përkatësisht Fakultetit Teknik të Prishtinës është e drejt për të marrë objektin e vet, por nuk është integrim i këtij universiteti në institucionet edukative të Kosovës. Sido që të jetë; nëse ky objekt i kthehet UP si pronar të vetëm në këtë rast Fakultetit të Prishtinës prapë nuk është integrim i këtij Universiteti në Kosovë. Prapë do të mbetët institucion ilegal. Në çfarë do objekti të vendoset Universiteti serb në këtë pjesë të Kosovës ai mbetët institucion i huaj në shtetin tonë.
Ky institucion duhet të integrohet në sistemin e Arsimit të Kosovës, me ligje të arsimit të Kosovës dhe plane të Kosovës dhe të udhëhiqet e financohet nga Ministria e Arsimit të Kosovës dhe të ketë tretman të barabartë ikur Universitetet tjera në Pejë, Prizren etj. Loja e shtetit kriminal serb me këtë institucion arsimor, pretendon të mbetët metastazë e një agresioni për të u shndërruar në një vatër të ardhshme krize politike për interesa të Botës ruse në këtë pjesë të Dardanisë. LS fillojë me planet ruse menjëherë pas betimit pranë flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës për deputet të Parlamentit të Kosovës.
Ata nuk e nënshkruan betimin por duan pagat e deputetëve duke kundërshtuar shtetin që i paguan. Çështja e kërkesës së UP. FTP është kërkesë për objekt, ndërsa falangat e Serbisë(Rusisë) vazhdojnë të lojën e tyre agresionit për mes të serbeve të Kosovës për Botën ruse në forma prej më të ndryshmeve”, deklaron Maraj.
Analisti vlerëson se çështja e objektit nuk përbën hap vendimtar për integrimin e institucioneve në veri, pasi Serbia do të vazhdojë ta paraqesë çdo veprim të Kosovës si presion ndaj serbëve.
Sipas tij, pa një përballje dhe dënim ndërkombëtar të Serbisë për krimet e së kaluarës, nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë, ndërsa kërkesa për objektin e Universiteti i Prishtinës mbetet çështje dytësore.
“Nuk duket të jetë fillimi i hapit të fundit të shtetit të Kosovës për të integruar të gjitha institucionet në vend në kuadër të Republikës së Kosovës. Serbia përmes të këtyre serbeve do të manipulojë në forma të ndryshme. P.sh. Të paguaj qira, ose të vendos këtë institucion në një vend tjetër, apo të ndërtoj një objekt tjetër me të njëjtin destinacion etj. Çdo veprim të Qeverisë së Kosovës në zgjedhje të këtij problemi Serbia do të mundohet ta paraqes në OKB, BE dhe opinionin e saj të brendshëm, si një trysni të Qeverisë së Kosovës mbi serbet.
Nuk është lehtë bindet një shtet i përkëdhelur nga BE dhe Rusia më shekuj të pranoj të ulet tani në tavolinën e të barabartëve. Shqipëria do të duhej të ngrit padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit që Serbia ka ushtruar në Kosovë dhe viset tjera të banuara me shqiptarë autokton. Plane për të zhdukur një popull të terë autokton. Vetëm pas dënimit të merituar kjo krijesë brutale, shumë e paarsyeshme dhe që mbanë rrezik të luftërave të ardhshme; do të fillonte ta kuptoj jetën e barabartë në mes te barabartëve.
Atëherë ky universitet do të funksiononte si institucion shkencor, human në të mirë të serbëve në veçanti dhe njerëzimit në përgjithësi. Përderisa Serbia nuk dënohet për krime të vazhdueshme ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve nuk do të ketë marrëveshje as qetësi në këtë pjesë Evropës dhe botës. Kërkesa për objektin e UP-FTP do të mbetët një zgjedhje e lehtë pa ndonjë rëndësi të duhur”, përfundon ai.
