Zelenskit e pyesin nëse Trump po e përdor si “kokë turku”, reagimi i tij i bëri të qeshin të pranishmit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u pyet nëse homologu amerikan, Donald Trump, po e përdor atë si “kokë turku” për problemet e tij, ndërsa reagimi i tij shkaktoi të qeshura te të pranishmit.
Pyetja vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes dy liderëve janë përkeqësuar, pas kritikave të presidentit amerikan ndaj Ukrainës për sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.
Trump ka akuzuar Kievin se sulmet ndaj objekteve energjetike ruse po kontribuojnë në rritjen e çmimeve të energjisë, ndërsa ka deklaruar se është më e vështirë të bashkëpunojë me Zelenskyn sesa me presidentin rus, Vladimir Putin.
Këto deklarata kanë nxitur reagime në Ukrainë dhe në mesin e aleatëve evropianë, të cilët shqetësohen për qëndrimin gjithnjë e më kritik të Uashingtonit ndaj Kievit.
Zelensky, ndërkaq, ka thënë së fundmi se është e dhimbshme kur Trump zgjedh një anë tjetër dhe jo atë të Ukrainës, duke theksuar se vendi i tij nuk mund të heqë dorë nga mbrojtja e vet.
Ai ka shtuar se Ukraina nuk e kundërshton një qëndrim neutral të presidentit amerikan, por pret që ai të mos kalojë në anën e Rusisë. /Telegrafi/
