Krim makabër në familjen shqiptare: Ish-dhëndrri vret dy familjarë të ish-gruas, plagos dy të tjerë
Krim makabër në familjen shqiptare: Ish-dhëndrri vret dy familjarë të ish-gruas, plagos dy të tjerë
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur ditën e sotme në Paskuqan.
Klan News raporton se ish-dhëndri i familjes, 35-vjeçari Ramazan Kuta, ka hyrë në banesën e familjes së ish-bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.
Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se dyshohet për 2 viktima. Gjithashtu dyshohet se si pasojë e krimit kanë mbetur edhe 3 persona të plagosur.
Dyshohet se një prej personave që ka humbur jetën është ish-vjehrri i autorit të krimit. Mes viktimave raportohet se është një grua, e cila dyshohet se është ish-bashkëshortja e Kutit.
Raportohet gjithashtu se si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe një grua tjetër, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht ajo është futur në sallën e operimit.
Po ashtu, e plagosur ka mbetur edhe një grua tjetër e cila ndodhet në gjendje jo të rëndë shëndetësore.
Kjo është fotoja e 35-vjeçarit që dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj familjarëve të ish-gruas.
Ramazan Kuta është me origjinë nga Kukësi nga Shën Mëria. Raportohet se 35-vjeçari ka qenë i proceduar për vjedhje.
Këto janë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes në Paskuqan, aty ku ish-dhëndri i familjes, Ramazan Kuta qëlloi me breshëri familjarët e ish-gruas së tij.