POLITIKATË FUNDIT

KSHZ-ja nuk e pranoi ankesën e “Frontit Europian” për përsëritjen e rivotimit në Llërc

Pas shqyrtimit të gjithë materialit zgjedhor, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, deklaroi se është konfirmuar gjendja e njëjtë si në procesverbale dhe propozoi të refuzohet ankesa si e pabazë, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

KSHZ-ja sot në seancën e pasdites, nuk e ka pranuar ankesën e koalicionit “Fronti Europian”, që udhëhiqet nga BDI-ja, për përsëritjen e rivotimit në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë në Komunën e Zhelinës.

Për këtë vendim të KSHZ-së, koalicioni “Fronti Europian” mund të ankohet në Gjykatën Administrative, gjykatë që duhet të vendos brenda 48 orëve pas ankesës.

Ndryshe, Pas rivotimit në vendvotimin 2101 në Llërcë të Zhelinës, Koalicioni “Fronti Evropian” ka humbur një deputet në krahasim me rezultatet e 8 majit, ndërsa Koalicioni “Vlen” ka fituar një deputet.

Koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka 58 mandate parlamentare, koalicioni “Fronti Evropian” 18 mandate parlamentare, njësoj si Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM, koalicioni “Vlen” 14 mandate, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe e Majta mbeten me nga gjashtë mandate deputetësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *