Mjeku nga Kumanova që iki në Gjermani tregon përvojën më Osmanin dhe Taravarin
Shkruan: Rexhail Ramadani
PERVOJA IME PERSONALE ME DY KANDIDATET PER PRESIDENT ME Bujar Osmani dhe Arben Taravari
Bujar Osmani kur ka qenë ministër i Shëndetësisë isha në specializim në Shkup, kam kërkuar ta takoj, e kam gjetur edhe numrin e tij personal edhe të stafit të tij që për 3 apo 4 vite sa ka qenë Ministër i Shëndetësisë nuk ka pas shans që ta takoj apo të më mundësohet një takim, e aq më pak të më punësojë si mjek, sidomos kur ishim edhe kuadro deficitar.
Prandaj kur dikush nuk ta mundëson këtë për një çështje ekzistenciale, një punë, si të kemi respekt për të, (unë s’jam kundër ) po ne kishim kuotat e 20%.
Kjo është feja e Bujar Osmanit. Feja nuk është e lidhur veç me iftaret publike, por është e lidhur me karakterin, me njerëzinë që ka njeriu. Prandaj Bujari është njeri i Drzhavës…
Ndërsa, Dr. Arben Taravari kur u bë ministër i Shëndetësisë pavarësisht se u pata vendosur në Gjermani, isha i punësuar me vendim edhe kisha lejeqendrim të përhershem, por ai më pat thënë që nëse kthehesh një vend pune e ke të sigurt prej meje.
Jam mirenjohës për çdo të mirë dhe në jeten e përditshme tregoj respekt për njerëzit pa dallim…
Prandaj, po jap një shembull konkret të të dy kandidatëve, për të parë karakteristikat e tyre morale, normalisht që për president do ta votoja Dr. Arben Taravarin që jemi kolegë dhe kemi një respekt reciprok.
Pra ky ka qenë realiteti!