Po kërkohet një person i cili ka kërcyer në Vardar nga një urë në Aerodrom
Ekipet e MPB-së dhe zjarrfikësit po kërkojnë për të gjetur një person i cili sot në mëngjes ka kërcyer në Vardar nga ura “Bliznak” në bulevardin “Serbia” në Komunën e Aerodromit, njofton Portlab.mk.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Brigadës për Mbrojtje Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, por edhe ekipet e MPB-së dhe të njëjtët nëpërmjet Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë kërkuar mbështetje dhe angazhim të ekipeve speciale për kërkime në ujëra nga Zyra për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se sot rreth orë 06, në 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza ka marrë njoftim se një person i panjohur ka kërcyer nga ura “Bliznak” e cila ndodhet në bulevardin “Serbia”.
“Gjatë procedurës koordinatave nga Qendra për Menaxhim me Kriza kjo kërkesë është dërguar në Zyrën për Mbrojtje dhe Shpëtim për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve në kompetencë të tyre, me qëllim që të gjendet personi”, thuhet në kumtesën e Qendrës për Menaxhim me Kriza.
S. B. Send an email 13:49, 11-12-2022