POLITIKA

Kryeministri Kurti viziton policin e plagosur. Ja mesazhi i tij

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sot policin e plagosur nga bandat kriminale serbe në Veri të Kosovës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai ka thënë se kriminelët do të ndiqen dhe dënohen.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë.

Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar kryeministri Kurti. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *