POLITIKATË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin

Ministri i Ekonomisë i Bavarisë, Hubert Aiwanger, është gjetur i vdekur në një hotel në Berlin, në moshën 55-vjeçare.

Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, të cilat citojnë burime nga qeveria bavareze dhe policia e Berlinit.

Sipas gazetës gjermane “ Bild ”, Aiwanger kishte planifikuar të merrte pjesë në ceremoninë e hapjes së zyrës së partisë së tij në Berlin, por nuk ishte paraqitur në këtë aktivitet.

Raportohet se politikani ishte ndier keq para ngjarjes, ndërsa mungesa e tij kishte ngritur shqetësime. Trupi i tij më pas u gjet në një hotel në lagjen Mitte të kryeqytetit gjerman.

Vdekja e tij është konfirmuar nga burime brenda qeverisë së Bavarisë dhe policisë së Berlinit, sipas raportimit të “Bild”.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet i panjohur. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me rastin. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *