TË FUNDIT

Rama: Ekipet janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim

Rama: Ekipet janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim

Pas reshjeve të vazhdueshme të borës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar në lidhje me gjendjen e rrugëve.

Rama ka publikuar disa fotografi të ekipeve të shumta të cilat vazhdimisht po angazhoheshin në largimin e borës nga rrugët dhe trotuaret.

Ai tha se ekipet janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim, derisa u bëri thirrje qytetarëve të shtojnë kujdesin në komunikacion.

Ndryshe bora e kësaj pranvere, padyshim që zuri në “befasi” shumë prej qytetarëve dhe komunave./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *