TË FUNDIT

Haxhi Avdyli në nivel tjetër të komentimit rajonal: Veç Albini dhe Vjosa po pengojnë Botën Serbe

Haxhi Avdyli në nivel tjetër të komentimit rajonal: Veç Albini dhe Vjosa po pengojnë Botën Serbe

Deputeti i partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli ka reaguar pas humbjes së Milo Gjukanoviq në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka thënë se pas humbjes së tij në këto zgjedhje, e vetmja pengesë për krijimin e “Botës Serbe”, ka mbetur presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu ai tha se bota serbe është maskuar shpesh si “Ballkani i Hapur”.

“Pas rënjes së Gjukanoviqit në Mal të zi , e vetmja pengesë për krijimin e Botës Serbe, mbetet Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Bota Serbe e maskuar shpesh si Ballkani Hapur, me tentakulat e saj, me parti politike Serbe në vende fqinje, por edhe akterë brenda partive vendore Kosovare, Malazeze, Maqedone e Shqiptare, e përmes Rusisë ka për të punuar për destabilizim të Ballkanit, dhe ka për të sabotuar çdo marrëveshje Evropiane për paqe.” – ka shkruar ai.

Ndryshe Milo Gjukanoviq ka pranuar humbjen e zgjedhjeve ndërsa në bazë të rezultateve preliminare doli se kandidati Jakov Milatoviq priu bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *