POLITIKATË FUNDIT

Kurti: Kosova i është përjetësisht mirënjohëse NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar anëtarësimin e Finlandës në Aleancën Veri-Atlantike.

Kurti i shprehu urime Finlandës teksa shtoi se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj NATO-s edhe pse ende nuk është pjesë e kësaj organizate ushtarake.

“Ndonëse Kosova nuk është ende një anëtar i NATO-s, çlirimi ynë nga synimi gjenocidal i Serbisë dhe paqja që gëzojmë është gërshetuar thellë në misionin e Aleancës për ruajtjen e lirisë. Në 74-vjetorin e saj, ne shprehim mirënjohjen tonë të vazhdueshme dhe përgëzojmë anëtaren e re Finlandën!” ka shkruar Kurti në Twitter.

Finlanda sot u bë anëtarja e 31-të e Aleancës në 74 vjetorin e themelimit të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *