TË FUNDIT

​Çollaku: S’është e vërtetë që në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja

​Çollaku: S’është e vërtetë që në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka reaguar ndaj zërave se në Gjykatën Speciale nuk po gjykohet UÇK-ja.

Sipas tij, këto deklarime po bëhen me qëllim që ta mbajnë të qetë opinionin publik në vend, kjo sidomos pas marshit masiv për drejtësi, përcjell lajmi.net.

Tutje, Çollaku pandeh se Dhomat e Specializuara janë të shqetësuara me këtë solidaritetin e madh të qytetarëve, që kishin një kërkesë, atë për drejtësi.

“Deklaratat e tilla unë i kuptoj pse bëhen. Bëhen për t’u përpjekur që ta mbajnë të qetë opinionin publik në Kosovë sidomos pas marshit masiv për drejtësi”.

“Dhomat e Specializuara sigurisht se janë të shqetësuara me një solidaritet kaq të madh të qyteteve të Kosovës të cilët kishin një kërkesë të vetme: kërkesa për drejtësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *