TË FUNDIT

Prokuroria: Hashim Thaçi ishte intervistuar fshehurazi, kishte dhënë deklarata të rrejshme

Prokuroria: Hashim Thaçi ishte intervistuar fshehurazi, kishte dhënë deklarata të rrejshme

Nga Prokuroria e Speciales kanë folur sot në nisjen e gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së.

Nga Organi i Akuzës thanë se çështja nuk i akuzon të gjithë anëtarët e UÇK-së, dhe nëse dikush e thotë këtë, sipas Prokurorisë është e rreme, shkruan lajmi.net.

“Kjo çështje nuk i akuzon të gjithë anëtarët e saj. Nëse dikush e thotë këtë, kjo është e rreme. Akuza i ngarkon katër vetë. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bëjnë fare me këto, apo me krimet që ngrihet aktakuza. Kjo çështje ka të bëj vetëm me ato që kanë bërë katër të akuzuarit. Një çështje që do të na vë në vështirësi është atmosfera e frikësimit të dëshmitarëve që mbretëron në Kosovë. Frikësimi vazhdon edhe sot e kësaj dite, kjo është arsyeja pse gjykata është vendosur në Holandë. Dëshmitarëve do t’u duhet guxim. Kemi për të parë dëshmitarë që nuk do të duan t’i tregojnë Trupit Gjykues ato që dijnë, për shkak të frikës apo besnikësirë së gabuar ndaj të akuzuarve”, thanë nga Prokuroria.

“Për një gjë, pajtohemi me mbrojtjen. Kjo është që i takon Prokurorisë barra për të provuar çdo krim për të cilin ngrihet akuzë përtej dyshimit të arsyeshëm. Këtë barrë e pranojmë dhe kemi për të realizuar. Mbrojtja nuk ka asnjë barrë, dhe ata bashkë me të akuzuarit mund të qëndrojnë të heshtur. Por për aq sa të akuzuarit do të kenë folur, fjalët e tyre duhet të merren në konsideratë nëse kanë bërë pohime, pra disa prej të akuzuarve kanë bërë mohime të rreme. Ka pasur edhe këtu. Nëse do të konstatonim se të akuzuarit kanë mohuar në mënyrë të rreme një fakt, pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është përse”, thanë tutje ata.

Nga Prokuroria madje akuzuan se Thaçi ka dhënë disa herë intervista fshehurazi në Hagë dhe aty ka dhënë deklarata të rreme.

“Hashim Thaçi disa herë fshehurazi në Hagë erdhi për të dhënë intervistë. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka për rolin e tij në Shtabin e Përgjithshëm. Përshembull, ai pretendoi se Shtabi nuk kishte asnjë funksion. Këto deklarata bien ndesh me deklaratat që kanë dhënë disa prej të akuzuarve, me deklarata tjera dhe me prova që do ta paraqiten. Përse zoti Thaçi erdhi këtu në Hagë dhe bëri këto pretendime të rreme. Çfarë po përpiqej të fshihte?”, tha tutje ai. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *